Prokuroria jep detaje për “Brezovica 3”, sekuestrohen dokumentacione në lidhje me Nikolliqin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria jep detaje për “Brezovica 3”, sekuestrohen dokumentacione në lidhje me Nikolliqin (VIDEO)

NULL NULL
16/03/2022

Prokurori Rasim Maloku thotë se në aksionin “Brezovica 3” janë sekuestruar dokumentacione gjatë kontrollit në komunën paralele të Shtërpcës që ndërlidhen me ish-kreytarin e kësaj komune, Bratislav Nikolliq, i cili u arrestua gjatë aksionit të parë në fund të vitit të kaluar.

Maloku në një prononcim për media pas përfundimit të aksionit tha se nga këto dokumentacione pritet që të gjejnë ndërlidhjen e të arrestuarve me persona të tjerë, njofton Klankosova.tv.

“Operacioni është zhvilluar në kuadër të aksionit “Brezovica 3”, ku janë kontrolluar shtatë lokacione në mesin e tyre edhe komuna paralele e Shtërpcës. Aksioni ka përfunduar dhe dy persona janë ndaluar dhe gjashtë të tjerë janë marrë për intervistim”.

“Gjatë zbatimit të urdhrave kemi gjetur dokumentacione që ndërlidhen me rastet e Brezovicës pasi njëri nga të arrestuarit ish-kryetari i komunës, Bratislav Nikolliq është edhe kryetar i strukturave paralele të kësaj komune. Nga materiale që kemi sekuestruar pritet që të gjejmë ndërlidhjen e tyre me persona tjerë të dyshuar”, tha Maloku, njofton Klankosova.tv.