Prokuroria fton Kurtin dhe Haxhiun në intervistim  - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria fton Kurtin dhe Haxhiun në intervistim 

NULL NULL
15/10/2015

Prokuroria themelore e Prishtinës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, u ka dërguar ftesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut për tu paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes me 22 tetor për të dhënë deklarata lidhur me akuzat që iu janë adresuar.

Prokuroria në një kumtesë për media thotë se dyshohet se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, kanë kryer veprat penale si shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimi i armës.

Nëse Kurti dhe Haxhiu s’paraqiten në prokurori në datën e kërkuar dhe nuk e arsyetojnë mungesën e tyre, prokurori i çështjes ka të drejtë ligjorë që të lëshojë urdhërarrest për deputetët.

“Nëse të pandehurit, në rastin konkret Kurti dhe Haxhiu, të cilët janë thirrur me rregull nuk paraqiten dhe nuk e arsyetojnë mungesën e tyre ose kur thirrja nuk ka mundur t’iu dërgohet sipas rregullit dhe kur sipas rrethanave është e qartë se të pandehurit i shmangen pranimit të thirrjes, sipas dispozitës së nenit 175 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtari i procedurës paraprake më kërkesë të prokurorit të çështjes lëshon urdhërarrest. Prokurori i Shtetit pret që të pandehurit, në rastin konkret Kurti dhe Haxhiu, tu përgjigjen ftesave dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe përfundimin normal të procedurës penale”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.