Prokuroria fillon hetimet rreth sulmit ndaj djalit të Nenad Rashiqit NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Dje rreth orës 12:00 në afërsi të shkollës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës disa persona e kanë sulmuar fizikisht djalin e ish-ministrit serb në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq. Akoma nuk dihen shkaqet e këtij sulmi. Lidhur me rastin tetë persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Prokuroria ka filluar hetimet për këtë ngjarje. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj. Ulaj tha se tetë të dyshuarit vazhdojnë të jenë në masën e arrestit dhe pritet që prokurori i rastit të bëj kërkesë për caktimin e paraburgimit. “Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet rreth rastit. Dje me vendim të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Jemi duke pritur kallëzimin penal nga Policia e Kosovës. Më pas prokurori i rastit do të ushtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Rasti është iniciuar si “Pjesëmarrje në rrahje”.