Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria e Gjilanit konfirmon nisjen e hetimeve ndaj Arianit Sllamnikut

NULL NULL
20.01.2026 10:46

Prokuroria e Gjilanit ka konfirmuar në një përgjigje për Klankosova.tv nisjen e hetimeve ndaj konspiracionistit Arianit Sllamniku.

Por, organi i akuzës nuk dha detaje të tjera lidhur me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj për informacion, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan konform Kodit të Procedurës Penale të Kosovës ka autorizuar Policinë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Gjilan do të ju mbajë të informuar lidhur me veprimet tjera”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se Sllamniku tashmë është intervistuar nga hetuesit.

Raportimet e KIKS Kosova, ngjallën reagime të shumta, pasi që Arianit Sllamniku, pretendon se ‘shëron’ autizmin tek fëmijet.

Sllamniku ndonëse nuk është mjek, thotë se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Arianit Sllamniku po intervistohet nga policia

lajme të ngjashme