Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria e Ferizajt nis hetimet për rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina

NULL NULL
22.02.2024 08:56
policia e kosoves vetura
Policia e Kosovës, vetura. Foto: Klankosova.tv

Një grua e moshës 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.

Viktima është shtetase nga Ukraina.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

Kryeprokurori Shukri Jashari, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari për Klankosova.tv

“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, theksoi ai.

Gruaja që u gjet e vdekur në autostradë është 23-vjeçare nga Ukraina

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.