Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Prokuroria do të hetojë”, debat i ashpër mes hoxhës dhe anëtarit të Lëvizjes së Deçanit

NULL NULL
24.06.2024 15:28
Kosova Today
Kosova Today

Në studion e Kosova Today sot u zhvillua një debat i ashpër mes të ftuarëve hoxhës Enes Limani dhe anëtarëve të Lëvizjes së Deçanit, Bojk Breca dhe Arber Gashi.

Gashi tha se atë e pengon zëri i ezanit nga xhamitë.

“Ne kemi bindjen se Jezu Krishti është rruga dhe jeta, ne kemi bindjen që edhe kundërshtarit tonë duhet t’ia shikojmë fytyrën dhe jo ta urrejmë. Nuk kemi asgjë kundër besimtarëve islamë, megjithatë islami politik paraqet rrezik për ne. Sepse kërcënojnë me terror dhe ndryshim të çdo gjëhje në shtetin tonë. Për shkak se ezani, ajo është thirrje e kobshme për ne, kërkoj ndjesë nëse preken por ne kështu ndjehmi”, ka thënë Gashi.

Kurse hoxha Limani tha: “Me këto çështje do të merret prokuroria, kur të vish në Kosovë do të të hetojë edhe ty”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.