Prokurori i Parisit: Duhet të gjejmë si janë financuar sulmuesit NULL NULL 15/11/2015 15/11/2015 Tre ekipe kryen sulmet në kryeqytetin francez i cili vrau 129 njerëz dhe la më shumë se 350 të plagosur, ka thënë shefi i prokurorisë në Paris. “Ne duhet të gjejmë se si erdhën sulmuesit… dhe si janë financuar ata”, tha Francois Molins para gazetarëve. Molins konfirmoi se një nga sulmuesit e vdekur ishte identifikuar si një francez 29-vjeçar i cili kishte një të kaluar kriminale, por kurrë nuk kishte kaluar kohë në burg, transmeton Klan Kosova. Ai tha se shtatë sulmuesit ishin vrarë, dhe se të gjithë kishin qenë të armatosur rëndë dhe të veshur me rripa shpërthyese. Sulmet e së premtes të pretenduara që janë kryer nga militantët e Shtetit Islamik goditën një sallë koncertesh, një stadium të madh, restorante dhe bare. Kryeministri Manuel Valls ka thënë se Franca do të vazhdojë me sulmet ajrore kundër ISIS në Siri dhe e përshkroi grupin si një armik shumë të mirë-organizuar. Omar Ismaïl Mostefai u identifikua pasi gishti i tij u gjet në sallën e koncerteve Bataclan dhe dhe u përshtat me shenjat e gishtërinjve që policia kishte në dosje, njoftoi AFP.
Kosova Begaj në ditën e dytë të vizitës takohet me partitë opozitare në Kosovë, përveç LDK-së 16/08/2022