19:08, 7 Tetor 2016

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar parimisht pro Ligjit për Trepçën, njofton Klan Kosova.

Për Projektligjin kanë votuar 94 deputetë, 82 për, asnjë kundër dhe 12 abstenime.

Ky projektligj shkon në Komision për amandamentim, ndëra leximi i dytë dhe miratimi i tërsishëm i Ligjit për Trepçën pritet të bëhet sonte nga deputetët e Kuvendit të Kosovë.

Nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

Mosfunksionalizimi i bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe procedurat e prokurimit publik e kanë rrezikuar Trepçën për të cilën pastaj do të vendosnin të tjerët, ndërsa AKP-ja ka dështuar ta bëjë me kohë studimin e fizibilitetit për Trepçën.

Ndërsa Kryeministri Isa Mustafa ditë më parë kishte premtuar gjatë një seance në Kuvend se Ligji për Trepçën do të jetë në fuqi deri më 2 nëntor.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë