Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Jashtë objektit të Kuvendit, një numër i madh protestuesish po vazhdojnë të qëndrojnë, teksa presin që Projektligji të miratohet edhe në lexim të dytë.
Njëri prej protestuesve, në një prononcim për Klan Kosova, tha se ish-pjesëtarët e UÇK-së po gjykohen padrejtësisht.
“I kemi njerëzit duke i gjykuar padrejtësisht, dhe jo vetëm këta, por me qindra vjet populli jonë është gjykuar, është burgosur dhe vrarë pafajshëm”, tha ai.
Ndiqni prononcimet e plota: