Projektligji për financimin e partive politike shqetëson OJQ-të NULL NULL 16.05.2019 15:12 16.05.2019 15:12 Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim sot përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend të kryesuar nga Ismet Kryeziu i KDI-së. Ata i kanë shprehur shqetësimin e tyre kryeministrit rreth projektligjit për financimin e partive politike.duke kërkuar nga Qeveria tërheqjen e tij nga Kuvendi i Kosovës, për shkak të plotësim ndryshimeve që janë bërë në nenet e këtij projekt ligji, nga Komisionet përkatëse Parlamentare. “Pas bashkëbisedimit me përfaqësuesit e OJQ-ve, theksova se, bashkë me deputetët e Parlamentit të Kosovës, do të shohim mundësitë e adresimit të këtij shqetësimi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook për këtë takim, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë