Projekti i Lipjanit: 5 milionë euro për parking nëntokësor (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 26.02.2023 20:32 nga Arbëresha Fazliu 26.02.2023 20:32 5 milionë euro do të investohen në ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të komunës së Lipjanit. Realizimi i këtij projekti sipas kryetarit të kësaj qyteze, Imri Ahmeti, do të fillojë në muajin qershor, kur edhe do të rrënohen objekti i vjetër i komunës dhe të tjerat rreth saj, në një hapësirë prej mbi 1 hektarësh. Ahmeti tha se parkingu nëntokësor do të ketë kapacitet për parkimin e mbi 300 veturave e mbi të do të ketë park dhe mirëmbajtjen e saj do ta bëjë një kompani publike e cila do të themelohet së shpejti nga komuna e Lipjanit. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023