16:56, 11 Shkurt 2019

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar homologun e tij nga Maqedonia, Kreshnik Bekteshi ku kanë diskutuar pë rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e energjisë.

Ministri Lluka shprehu interesim për projektin e gazifikimit pasi kjo krijon mundësi të zhvillimin në dyja vendet.

“Përgatitja e projekteve të përbashkëta do t’u mundësoj dy vendeve prezantimin e tyre para investitorëve të huaj, në mënyrë që të sigurohen fonde për realizimin e tyre”.

Ndërkaq ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se projekti aktual i energjisë mes dy vendeve është revitalizimi i linjës 220kv drejtë Kosovës.

“Në periudhën e ardhshme, projekti aktual mes dy vendeve është lidhja e dy sistemeve të energjisë nepërmjet revitalizimit të linjes 220.kv Kjo do të nënkuptonte edhe një lidhje tjetër me sistemet energjetike të BE-së.

Të dy krerët e ekonomive të Kosovës dhe Maqedonisë, nënshkruan edhe marrëveshje tjera në fushën e enegjisë, njofton Ministria e Zhvillimit Ekonomik përcjellë Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë