Programi i PDK-së, Lushaku: Nuk po shohim konsolidim plani me pika të qarta

Programi i PDK-së, Lushaku: Nuk po shohim konsolidim plani me pika të qarta

NULL NULL
4 ditë më parë

Opinionistja Jehona Lushaku, po vlerëson se Partia Demokratike e Kosovës, sonte nuk prezantoi në hollësi qëndrimet e saj në secilën fushë, rreth programit të ardhshëm qeverisës.

Lushaku thotë se kjo paraqitje e sontme e PDK-së, në Rubikon, ishte më shumë tentim për të dalluar qeverisjet që po lëmë pas, duke çuar sinjal se është radha e tyre për të qeverisur, njofton Klan Kosova.

”Nuk mund të themi se patëm një prezantim të thuktë të një programi me risi dhe qëndrime të qarta në secilën fushë”.

”Është bërë një përgjithësim, dhe përfaqësuesit e PDK-së sonte janë munduar të pozicionojnë PDK-në në një parti që merr pjesë në garë, por jodomosdoshmërisht janë dukur ato risi”.

”Nuk kemi parë që janë prezantuar hollësi në secilën fushë ndaras”.

”Është tentuar të argumentohet apo arsyetohet qeverisja e kaluar, apo të bëhen dallimet mes qeverive pas PDK-së, nga qeverisja e VV-së dhe kësaj në koalicion mes LDK e AAK-së”.

”Është bërë një prezantim i përgjithshëm duke u munduar të bëjnë dallimin nga qeverisjet paraprake, dhe duke mos u fokusuar shumë në planet e ardhshme”.

”Ata mundoheshin të theksonin pjesën që janë në opozitë, dhe se është radha e tyre për të qeverisur”.

”Me gjasë do të mundohen të argumentojnë se do të ketë aderime të reja, për ta bërë ndryshimin e PDK-së nga ajo paraprake”.

”U theksua edhe mungesa e liderit të saj [Kadri Veseli] që është tentimi i nje sentimenti që ka mundësi që ta zgjojë një elektorat të PDK-së që është tani për tani i fjetur apo i pakënaqur, por me gjasë ka të tillë që nuk dalin në zgjedhje.

”Mungesa e liderit të tyre, mund ta zgjojë dhe ta ftojë elektoratin e heshtur për t’u mobilizuar dhe përkrahur PDK-në në këto zgjedhje”.

Ajo thotë se fryma për ndryshim është ajo që Vetëvendosje po e përdorë qeverisjen paraprake të të gjitha partive.

”Duke mos pasur shans për ta treguar veten vërtetë në një mandat me arritje të matshme, VV po arrin me interpretu se ka shansin unik për të qeverisur, madje po kërkon votë masive që ta bëjë qeverinë me një parti të vogël me sa më shumë përqindje”.

Sipas saj këtë gjë edhe Partia Demokratike në një formë po e praktikon, njofton Klan Kosova.

”Në ndërkohë PDK, edhe këta ishin në qeverisjen e kaluar në opozitë, ndaj po kërkon në këtë frymën për ndryshim në një përqindje me fitu duke thënë se ne kemi bërë ndryshime, kemi kuadro të reja. Por unë ende nuk kam parë një konsolidim të një programi me pika të qarta, duke ua sqaruar qytetarëve se çfarë pikash do marrin: shembull skenari për dialogun, apo minishengenin”.

 

klankosova.tv