Profilet e “të panjohurve”: Kush janë kryetarët që trazuan veriun? (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 02.06.2023 20:30 nga Qendresa Tershana 02.06.2023 20:30 Janë qendra e vëmendjes, dy muajt e fundit edhe atë jo veç në Kosovë. Megjithatë, Izmir Zeqiri, Ilir Peci e Lulzim Hetemi, për shumëkënd ishin emra krejtësisht të panjohur para kësaj kohe. Ndonëse të tre, edhe para se të bëheshin kryetarë nëper tri komuna veriore u morën me politikë. Dy prej tyre, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut e Lulzim Hetemi i Leposaviqit një herë vendosën të rreshtoheshin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nga lufta shpëtoi vetë por kryetari Hetemi, në përballjen kundër forcave serbe e humbi motrën Fatimen, e cila poashtu ishte pjesë e UÇK-së. Shërbimin për vendin, Hetemi e vazhdoi pas luftës përmes mësimdhënies në shkollën e Bistricës. E në shkollë punoi edhe kryetari i Zveçanit Ilir Peci, veçse ky më me qejf e tregon kontributin që e dha si antarë i Partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi. Si ky, ashtu edhe dy kolegët e tij veriorë janë të martuar e me fëmijë, e që të tre lavdërohen për sjellje të mira, ani se tash prej që morën pozita po i shohin më pak. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë