Profesori Xhevat Krasniqi deklarohet i pafajshëm për akuzën për ngacmim seksual NULL NULL 01.07.2025 12:00 01.07.2025 12:00 Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, profesori i pezulluar Xhevat Krasniqi është deklaruar i pafajashëm lidhur me akuzën për ngacmim seksual. Deklarimin lidhur me fajësinë, i akuzuari e bëri pasi që prokurori Blerim Igrishta e lexoi aktakuzën, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv “Absolutisht i pafajshëm”, u deklarua Krasniqi. Pas kësaj, gjyqtari i rastit ndërpreu seancën dhe njoftoi të akuzuarin për afatin e kundërshtimin të provave. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 10 prill 2025, Xhevat Krasniqi ngarkohet se në cilësinë e profesorit të matematikës në Fakultetin e Mjekësisë, gjatë periudhës kohore nga janari i vitit 2022 në vazhdimësi deri në dhjetor të vitit 2023 në objektin e Fakultetit në Universitetin e Prishtinës, është përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër. Ngarkohet se katër studente i ka ngacmuar seksualisht me fjalë. Për këtë, Krasniqi ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183, paragrafi3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” më 23 prill 2024 ka njoftuar se pas rekomandimit nga Këshilli i Etikës së Universitetit, është marrë vendim të pezullullohet nga puna profesor Xhevat Krasniqin, i denoncuar për ngacmim seksual. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.