Profesori Qollakaj për hetimet e sulmit në Gllogjan: Mendohet për akt terrorist (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Profesori Qollakaj për hetimet e sulmit në Gllogjan: Mendohet për akt terrorist (VIDEO)

NULL NULL
29/11/2021

Profesori Fatmir Qollakaj në “Info Magazinë” në Klan Kosova foli në lidhje me sulmin në Gllogjan të komunës së Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Ai tha se gjatë hetimit preliminar mund të zgjerohet pista e hetimit.

“Gjatë hetimit preliminar, po rezulton se ndoshta mund të zgjerohet pista e hetimit dhe dyshimet për vepër tjetër, jo ajo që është supozuar që do të ndodh mund të jenë të rritura. Mendohet për akt terrorist. Unë personalisht e kam hedhur poshtë edhe të dhënat nga terreni dhe vlerësimet e hetuesve në fazën e deritanishme të hetimit kanë qenë se nuk bëhet fjalë për terrorizëm.”, u shpreh ai.

Ai tha se në hetime të tilla nevojitet një pjekuri e madhe profesionale, përcjell Klankosova.tv.

“Tani e kam shtuar përqindjen e dyshimit, por do të duhej të intensifikohen hetimet dhe duhet një pjekuri më e madhe profesionale. Megjithatë, jam i bindur se është duke u kryer puna mirë në terren, në kuptimin e profesionalizmit”, tha Qollakaj.

Megjithatë, ai tha se janë elementet mbi të cilat duhet të bazohemi në kualifikim të veprën penale si “Terrorizëm”.

“Janë elementet mbi të cilat bazohemi në kualifikim të veprën penale “Terrorizëm”. Prandaj, nuk mjafton vetëm frika që perceptohet si terror dhe menjëherë të kualifikohet si vepër terroriste. Pra, rezultatet e hetimit janë baza, fondi i mjaftushëm për kualifikim apo jo të veprës penale si krim, vrasje e rëndë apo terrorizëm”, u shpreh ai.

Profesori Qollakaj tha se ai dyshon se ky mund të jetë edhe një skenar nga Serbia.

“Unë dyshoj tani për një skenar nga Serbia për përsëritjen e vitit 2004 dhe rasti si i tillë do të zbulohet shumë shpejtë dhe unë pres rezultate në këtë drejtim”, shtoi tutje Qollakaj.