Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO)

NULL NULL
03.10.2023 00:06

Profesori universitar Kolë Krasniqi ka folur për sulmin terrorist në Basnjkë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova duhet t’i japë provat për involvimin e Serbisë në këtë drejtim, për të cilat thotë se tashmë dihen. Pasi u pyet se si duhet të paraqitet në arenën ndërkombëtare rasti në fjalë i sulmit.

“Terrorizimi është një temë tepër e ndërlikuar trajtimi i një teme varet prej një sistemi politik të një shteti. Te ne është është sulm i qartë terrorist, për BE-në është sulm i qartë terrorist, për bashkësinë ndërkombëtare është sulm terrorist, për ShBA-në, për botën demokratike është sulm terrorist”.

“Për Serbinë dhe Rusinë dhe disa shtete diktatoriale që kanë lidhje të afërta me Rusinë dhe Serbinë këtë e quajnë si grupe çlirimtare që kanë ndërmarrë aksione me qëllim të interesave kombëtare serbe në veri”.

“Kosova duhet t’i japë provat për involvimin e Serbisë në këtë sulm. Provat janë qartë tek armatimi, është një armatim i ardhur në Kosovë në formë sistematike, mënyrat e ardhura janë të lamive të ndryshme”, ka thënë Krasniqi./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.