Produktet që duhet t’i ndaloni së përdoruri për zbardhjen e dhëmbëve NULL NULL 20.06.2021 23:31 20.06.2021 23:31 Produktet që duhet t’i ndaloni së përdoruri për zbardhjen e dhëmbëve Për ata që nuk janë në gjendje të bëjnë kontrolle të rregullta dentare, e që i marrin gjërat në duart e tyre për të mirëmbajtur higjenën dentare ,ekspertët thonë se disa nga metodat që ne përdorim mund të jenë të dëmshme. Shmangni bikarbonatin e sodës Theodora Little, higjieniste dentare thotë se një produkt i tillë mund të shkaktojë dëmtim të përherëshëm të dhëmbëve. Më pak çaj dhe kafe Theodora tha se kjo është një nga mënyrat më të mëdha për të pasur një buzëqeshje më të bardhë në shtëpi. Ajo tha: “Nëse nuk mund t’i ndërprisni ose zvogëloni, atëherë provoni të shtoni më shumë qumësht. Sa më shumë qumësht ose qumësht alternative, aq më pak njollë mund të ndodhë. Ndaloni pirjen e duhanit Të gjithë e dimë që pirja e duhanit njollos dhëmbët tuaj, kështu që lënia e duhanit është një mënyrë për të ndaluar njollosjen e mëtejshme. Kthimi te gjërat themelore është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur shkëlqimin e buzëqeshjes tuaj. Furçë dhe pe Dhëmbët rekomandohet që të lahen dy herë në ditë me një furçë elektrike dhëmbësh dhe gjithashtu të përdoren penj. Zgjidhni ushqimin tuaj me mençuri Ushqimi që hamë ka një ndikim të madh në dhëmbët tanë dhe çdo dentist rekomandon të kontrolloni marrjen e sheqerit për një gojë të shëndetshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day