20:00, 14 Nëntor 2019

Pacientët që vuajnë nga kanceri duhet t’u tregojnë mjekëve të tyre nëse përdorin produkte bimor sepse disa nga përbërësit mund të pengojnë funksionimin e trajtimit të tyre, është thënë në një konferencë për kancerin.

Pilulat e hudhrës, xhenxhefilit dhe xhinkos, për shembull, mund të vonojnë shërimin e plagëve të lëkurës kur përhapet kanceri i gjirit.

Kirurgu Maria Joao Cardoso, tha që nuk kishte asnjë provë që tregojnë se terapitë bimore ose kremrat funksionojnë.

Nëse dyshoni, do të ishte më mirë të mos përdorni asgjë, tha ajo.

Ajo tha se ishte veçanërisht e rëndësishme që pacientët gjithmonë të kontrolloheshin me mjekët e tyre para se të provonin terapi plotësuese për kancerin që ishte përhapur në lëkurë.

Kjo ndodh në një në pesë raste të kancerit të gjirit – dhe më pak në kanceret e tjera.

Konkurs Pune

Lexo më shumë