Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prodhuesi vendor FARMISA: Krejt ushqimet e kafshëve me drithëra bio (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2025 20:27

Është bërë kryeemër në industrinë e ushqimit të kafshëve.

Andaj, ”Farmisa” nuk mund të mungoj në Panairin Ndërkombëtar Agrokos, që u hap të martën në Prishtinë.

Ky brend që është pjesë e gjigantit M&Sillosi, jo vetëm që prodhon, por edhe frymëzon një standard të ri në blegtorinë moderne, duke u bërë një emër kyç në hartën agrare të Kosovës.

Dhe e gjithë kjo brenda vetëm një kohe tre vjeçare.

Ajet Brahimi, pohon se produktet e Farmisës kanë gjetur terren të begatë në fermat vendore.

E Spendim Shabani poashtu nga ”Farmisa”, theksoi filozofinë e prodhimit të pastër dhe të qëndrueshëm.

Në stendën e Farmisës nuk munguan as vizitorët ndërkombëtarë. Jernej Zobec, nga Sllovenia, theksoi potencialin për bashkëpunime të reja

Cilësia e padiskutueshme e produkteve është konfirmuar edhe nga vetë konsumatorët vendorë.

Kjo fabrikë kolosale, e cila mban titullin si më e madhja në rajon për prodhimin e ushqimit të kafshëve, zotëron një kapacitet të lartë prej 250 tonë në ditë, që përkthehet në 90 mijë tonë në vit.

Një volum ky që nuk është vetëm statistikë, por një fuqi e gjallë që ushqen me cilësi fermat në mbarë vendin dhe më gjerë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme