Prodhimi i naftës në Arabinë Saudite zvogëlohet nga sulmet e grupit Houthi NULL NULL 14.09.2019 22:10 14.09.2019 22:10 Prodhimi i naftës i Arabisë Saudite është ndërprerë rëndë nga sulmet e një droni të lëshuar nga grupi Houthi ndaj dy objekteve të mëdha të naftës, të cilat drejtohen nga ndërmarrja shtetërore Aramco, thonë raportet. Burimet e cituara nga Reuters thanë se sulmet kishin zvogëluar prodhimin me pesë milion fuçi në ditë – gati gjysmën e prodhimit të mbretërisë, njofton Klan Kosova. Zjarret tani janë nën kontroll në të dy objektet, thonë mediat shtetërore saudite. Një zëdhënës i grupit rebel të Houthit në Jemen tha që ata kishin vendosur 10 drone në sulme. Sauditët udhëheqin një koalicion ushtarak të përkrahur nga Perëndimi që mbështet qeverinë e Jemenit, ndërsa Irani mbështet rebelët Houthi. Zëdhënësi i grupit Houthi, Yahya Sarea, tha për televizionin al-Masirah, i cili është në pronësi të lëvizjes Houthi dhe është me qendër në Bejrut, se sulme të mëtejshme mund të priten në të ardhmen. Ai tha se sulmi i së shtunës ishte një nga operacionet më të mëdha që forcat Houthi kishin ndërmarrë brenda Arabisë Saudite dhe ishte kryer në “bashkëpunim me njerëzit e nderuar brenda mbretërisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 14 minuta më parë