Procesi integrimit, presion për reformim NULL NULL 16.06.2015 16:04 16.06.2015 16:04 Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke folur në konferencën gjithëpërfshirëse mbi rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, ka thënë se rruga drejt integrimit është një lloj mjeti i presionit për reformim të shoqërisë, transmeton Klan Kosova. “Nënshkrimi i marrëveshjes për Stabilizim Asociim, jo vetëm që hap rrugë në drejtimin e marrëdhënieve kontraktuale, në raport me Unionin Europian, por i definon qartë përgjegjësit dhe detyrat të cilat duhet t’i kryej secili prej nesh”. Gjatë konferencës, Kuçi informoi të pranishmit lidhur me zhvillimet në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të infrastrukturës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Ai tha se, gjatë hartimit të ligjeve, kanë qenë në harmoni të plotë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe EULEX-in. “Sa i takon ligjeve të cilat kanë të bëjnë me drejtësinë, kemi pasur parasysh katër faktor të rëndësishëm: Pavarësinë, paanshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin. Ju them me bindje të plotë se nuk ka ligje në rajon që pavarësinë e gjyqësorit e garanton me shumë se në vendin tonë” “Mirëpo problemi qëndron te efikasiteti” tha Kuçi. Gjithashtu Ministri Kuçi i ka njoftuar të pranishmit lidhur me kërkesën që të themelohet një departament pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për çështjet ekonomike, i cili ka të bëjë me investimet e huaja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 3 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 8 orë më parë