Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Procedurat absurde: Jetimët pa shtesa, duhet të aplikojë prindi (VIDEO)

NULL NULL
19.06.2025 20:39

Nga janari i 2019-ës, të gjithë fëmijët në Kosovë marrin shtesa mujore.

Janë mbi 400 mijë të sapolindur deri në 16 vjet që gëzojnë këtë të drejtë.

Por, të vegjlit pa përkujdes prindëror nuk e marrin asnjë qindarkë, raporton Klan Kosova.

Për faktin se jetojnë pa prindërit biologjikë, dhjetëra fëmijëve që janë pjesë e SOS-fshatit, telashe u kishte dalë edhe me aplikimin për tekste shkollore.

Emisioni dokumentar MAT ka qëndruar në një familje ku rriten fëmijë që nuk jetojnë bashkë me prindërit, për rrethana të ndryshme. Një 10-vjecare është në mesin e tyre. Ajo të ardhmen e saj e lidhë me më të vegjlit.

Vetëm në 10 vjetët e fundit sipas Agjencisë së Statistikave prindërit kanë çuar duart prej 200 fëmijëve.

E arsyet se pse nëna e baballarë kosovarë ndërmarrin një hap të tillë janë të ndryshme.

Rastet e heqjes dorë nga fëmijët shkojnë deri në 40 për vit, por që një pjesë arrihet të ribashkohen me familjet biologjike. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.