Lajmet e fundit
Gazetarja dhe njohësja e arsimit, Dafina Jegeni-Krasniqi ka folur për mënyrën e subvencionimit të teksteve shkollore dhe përdorimin e mjeteve nga prindërit.
Ajo në emisionin “Ora 7" në Klan Kosova, tha se prindërit, gjatë aplikimit, do të duhej të nënshkruanin një deklaratë përmes së cilës zotohen se paratë do t’i përdorin për blerjen e teksteve dhe se librat do t’i ruajnë për t’i kthyer më pas në shkollë.
“Prindi me u zotu që ato mjete ka me i përdorë për destinimin për të cilin janë caktuar nga Qeveria e Kosovës edhe që ato libra do të ruhen edhe do të kthehen”, ka deklaruar Jageni.
Ajo ka përmendur edhe shitjen e librave në tregjet online, duke theksuar se librat duhet të ruhen në mënyrë që, në rast se mungojnë tekste për ndonjë nxënës, shkolla të mund t’i përdorë ato nga gjeneratat e mëhershme.
Për më shumë, ndiqni diskutimin e plotë në “Ora 7”: