Problemet me dhëmbët - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Problemet me dhëmbët

NULL NULL
01/06/2015

“Goja është dritarja për trupin,” thotë David Silverstrom, DDS, i Grupit Silverstrom në Livingston, transmeton Klan Kosova.“Shpesh, sëmundjeve si kanceri, anemi dhe diabetit  së pari të identifikohen nga dentisti në një ekzaminim të rregullt, dhe kjo kursen jetën”.

Problemet shëndetësore kanë më shumë gjasa të shfaqen te mishi i dhëmbëve dhe brenda gojës, më tepër se te dhëmbët vetë. Megjithatë, nëse nuk i kushtohet rëndësia e duhur gjendjes së mishit të dhëmbëve, problemet me dhëmbët mund të bëhen alarmante. Shumë shpesh njerëzit i injorojnë këto çështje.

“Shoh njerëz që vijnë çdo ditë me veshje të bukura, thonj të bërë, flokë të rregullt, ata janë shumë të interesuar për shëndetin, por kanë vite pa shkuar te një dentist”, thotë ai.

Rreth 50 për qind e të rriturve kanë një formë të sëmundjes së mishit të dhëmbëve, që mund të çojë në shkatërrim të dhëmbit apo në probleme të tjera shëndetësore./klankosova.tv