21:25, 15 Nëntor 2019

Bashkimi ka vazhduar me formë të mirë në Superligë, duke mposhtur Trepçën me rezultat 80:65 (16:18, 26:16, 20:17, 18:14) në xhiron e 11-të.

Ndeshja ishte mjaft interesante, ku çereku i parë u takoi mysafirëve 16:18, njofton Klan Kosova.

Sidoqoftë, vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë, duke e fituar 26:16. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke e fituar periodën e tretë 20:17 dhe atë të katërt 18:14 për të fituar ndeshjen me rezultat 80:65.

Terik Bridgeman ishte më i dalluari te Bashkimi me 29 pikë dhe 12 kërcime. Ndërkohë, te Trepça më i dalluari ishte Besnik Azemi me 25 pikë dhe 12 kërcime.

Bashkimi ka tetë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë