Lajmet e fundit
Banorët e disa zonave në Prizren, janë duke u pickuar në masë të madhe nga mushkonjat, të cilat vijnë nga deponia e mbeturinave.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se banorët kanë shprehur shqetësime të mëdha për këtë dukuri, transmeton Klankosova.tv.
“Banorët e lagjes Arbana dhe jo vetëm janë të shqetësuar nga pickimi i mushkonjave si pasojë e mosimplementimit të procesit të deziksetimit të hapësirave në komunën e Prizrenit, si dhe pranisë së madhe të insekteve të ndryshme në deponinë rajonale në afërsi të fshatit Landovicë”, u shpreh Salihu.
Pos tjerash, ai përmendi edhe raste konkrete të familjeve të prekura nga ky shqetësim.
Salihu po ashtu tha se janë njoftuar edhe organet kompetente, por, siç tha ai, deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë.