Prizren: Një personit i gjendet kokainë, arrestohet NULL NULL 21.02.2024 08:34 21.02.2024 08:34 Kokaina, fotoilustrim Një person është arrestuar gjatë së martes në Prizren në rrugën “Edit Durham”, rreth orës 22:30. Policia, gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpisë së të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestuar substancë të llojit “kokainë”, në sasi prej 5.46 gramë. Po ashtu janë gjetur edhe tri armë të gjata, 16 fishekë, një peshore elektrike dhe një telefon mobil, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv Rasti po hetohet si “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Guri (LDK): Motra e Salih Zybës u pranu në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë (VIDEO) 20 orë më parë