Prizren: Kunatat ia marrin fëmijën 5-vjeçar, policia e heton rastin NULL NULL 16.08.2022 11:25 16.08.2022 11:25 Ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici në Prizren se më datën 14.08.2022 kishte pasur një rast dhune në familje dhe me dy fëmijët e saj kishte shkuar te prindërit e saj. Ndërsa më datë 15.08.2022 raportohet se dy kunatat e saj kishin shkuar tek ankuesja dhe pa pëlqimin e saj ia kishin marrë fëmijën e saj pesëvjeçar. Bëhet e ditur se janë kontaktuar te dyshuarat në telefon që të paraqiten në stacion të policisë, por deri më tani nuk janë paraqitur. Rasti është duke u hetuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.