23:50, 7 Mars 2019

Është veshja që simbolizon një pjesë të Prizrenit.

Karakteristikat e saj, u prezantuan edhe përmes kësaj ekspozite të emëruar “Hasjanja”, që u mbajt në hamamin e këtij qyteti.

Për të parë rreth 30 skulpturat e bëra nga skulptori Luan Mulliqi, erdhën shumë qytetarë.

Nuk mungoj as ministri i kulturës, Kujtim Gashi.

E kur erdhi koha e fjalimeve, ata u shtynë për pak minuta, në shenjë respekti ndaj ezanit që filloi po at çast.

Autori Mulliqi, për veprat që u prezantuan edhe jashtë vendit, tha se mori mendime interesante për veshjen hasjane edhe nga të huajt.

Kronikë nga Halil Berisha.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë