Prizren: Gjendet një bombë e mbetur nga lufta, FSK-ja e shpërthen në mënyrë të kontrolluar NULL NULL 11.12.2024 21:30 11.12.2024 21:30 Në oborrin e një kompanie në Krushë të Vogël të Prizrenit (ish-“Bodrumi i Verës”), gjatë punimeve me ekskavator, është gjet një mjet eksploziv i pashpërthyer. Këtë informatë, policia e ka marrë sot rreth orës 14:30 nëpërmes telefonit. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka thënë se nga pamja, mjeti duket të ketë qenë një “bombë kasetore” e mbetur nga lufta e fundit. “Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar vendin. Njësitet përkatëse policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin është informuar edhe njësiti deminimit i FSK-së”, ka thënë Bytyqi, teksa ka theksuar se ky njësit ka dalë në vendngjarje dhe ka udhëzuar që të mbyllen të gjitha rrugët që çojnë në atë drejtim. Kjo për faktin se mjeti eksploziv është vlerësuar si mjet “shumë i rrezikshëm”, pasi është konstatuar se është “bombë kasetore antitank”. “Pasi që është siguruar rrethina, mjeti eksploziv është plasur (shpërthyer) në vendngjarje pa ndonjë incident”, ka bërë me dije Bytyqi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku nga Vushtrria: Zoti lart, Amerika në tokë – koha jonë po vjen, ndryshimi është afër 41 minuta më parë
Kosova Ushtria e profileve të rreme: Si po e manipulon Qeveria Kurti opinionin publik? (VIDEO) 1 orë më parë