Prizren: Dënohet me gjobë dhe burgim personi që ushtroi dhunë psikike ndaj prindërve NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit B.M., për shkak se në prill të vitit të kaluar në shtëpinë e përbashkët familjare ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ekonomike ndaj prindërve të tij. Bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshjeje dhe duke qenë nën ndikimin të përdorimit të narkotikëve, kërkoi nga ta para në vlerë prej 100 euro, dhe kur këta të fundit nuk i dhanë, ai në mënyrë agresive filloi t’i ofendojë, fyejë e shajë, si dhe i kanosi se do t’i digjte shtëpinë dhe filloi të gjuajë me gurë në drejtim të kulmit të shtëpisë, me ç ‘rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, stres psikologjik, ankth dhe pasiguri. I akuzuari është dënuar me gjobë prej 500 eurosh dhe burgim në kohëzgjatje prej një viti, ku do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 24.04.2020 e deri më 23.05.2020.