Prizren, 15 raste të dyshuara me Covid-19 dalin negative - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizren, 15 raste të dyshuara me Covid-19 dalin negative

NULL NULL
17/04/2020

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni kanë dalë negative.

“Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv”.

“Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim”, ka shkruar Haskuka në rrjetin social Facebook