Pritje të gjata për shërbime në ambulancat specialistike të QKUK-së NULL NULL 09.12.2023 10:00 09.12.2023 10:00 Pritjet e gjata për të marrë shërbime specialistike në ambulancat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë shumë të mundimshme për qytetarët. Ata janë të obliguar të zgjohen herët dhe të presin me orë të tëra nëpër recepsione, dhe nëse kanë fat, kontrollohen. Numri i madh i pacientëve në këto klinika, sipas drejtuesve në QKUK, ndodh për shkak të numrit të lartë të rasteve që referohen nga komunat e tjera të Kosovës. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Hamit Hajdari nga Kaçaniku tregoi se ishte zgjuar në orën 05:00 të mëngjesit për të arritur i pari në njërën prej ambulancave specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Për Hajdarin që udhëtoi rreth 60 kilometra, pritja ishte e gjatë dhe e mundimshme. “Në orën 6:30 na kanë thënë të jemi këtu, për t’i marrë numrat. Me vite është ky sistem i punës kështu. Vjen pacienti pret, qe, siç e shihni edhe vetë. Kjo nuk është në rregull se është një pritje shumë e gjatë e panevojshme”, thotë Hajdari. “Nëse arrin ta marrësh numrin herët, kryen punë i pari, nëse vjen me vonesë siç vijnë disa, mbetesh nga ora 6:00 deri në orën 12:00 të ditës”, thotë ai. Pacientët duhet të jenë para orës 07:00 në ambulancën e QKUK-së. Ata duhet ta zënë radhën, në të kundërtën mund të mbesin pa kryer kontrolle pasi që mjekët kanë një numër të caktuar të pacientëve që kontrollojnë brenda ndërrimit. Pas orës 07:30, pjesëtarët e sigurimit i lejojnë pacientët të afrohen pranë sportelit për t’u regjistruar dhe për të marrë një numër – por sërish presin. Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 9 orë më parë
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 9 orë më parë
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 10 orë më parë