Pritja e tmerrshme e emigrantëve (Video) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pritja e tmerrshme e emigrantëve (Video)

NULL NULL
18/10/2015

Rreth 40 autobusë të mbushur me emigrantë prisnin në radhë për të hyrë në Kroaci nga Serbia gjatë të dielës, pasi kalimi i tyre në Europën Perëndimore u ngadalësua nga një devijim i ri përmes Sllovenisë nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, transmeton Klan Kosova.

E shumë të tjerë nga ta kishin ngritur kampin e tyre në qytetin Bekasovo në kufirin Serbi-Kroaci.

Ndërsa arsyetimet e secilit prei tyre ishin pothuajse të ngjashme, bënin gjithë këtë rrugëtim të tmerrshëm për të mos përjetuar luftën e keqe që po ndodhë në Siri.

Megjithatë për të fituar dicka të tillë, jeta i detyroi të kalojnë me orë të tëra në këto kushte, pa furnizim me ujë të mjaftueshëm e ushqime përkatëse të nevojshme.

Këtë gjendje të tillë të tmerrueshme me shpresën për të siguraruar një jetë më të mirë, po e përjetojnë mijëra fëmijë duke përfshirë edhe foshnje, transmeton Klan Kosova.