Pritja 30 vjet mbaron – Liverpool kampion NULL NULL 25.06.2020 23:01 25.06.2020 23:01 30 vjet pritje. 30 vjet zhgënjim. 30 vjet lodhje. Mirëpo, pas tri dekadash Liverpool më në fund u kurorëzua kampion i nëntëmbëdhjetëfishtë i Anglisë kur kanë mbetur edhe shtatë javë para fundit të edicionit 2019-2020 të Premier Ligës. Ishte humbja e Manchester City-t nga Chelsea, 2:1, që edhe matematikisht ia mundësoi triumfin klubit nga Merseyside, njofton Klan Kosova. Të Kuqtë prijnë në renditjen tabelare me 86 pikë, 23 më shumë se Qytetarët tash kur kanë mbetur vetëm edhe 21 sosh në lojë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë