Pritet të thellohet bashkëpunimi mes FSK-së dhe Komunës së Prishtinës NULL NULL 30/06/2022 30/06/2022 Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Fillimisht gjeneral Jashari ka njoftuar Ramën për arritjet e FSK-së dhe për synimet e saj në të ardhmen. Gjatë takimit, diskutimet e përbashkëta u fokusuan rreth mundësive të bashkëpunimit institucional dhe projekteve të përbashkëta me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të sigurisë, si dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit e pjesëtarëve të FSK-së. Ndër të tjera, Rama e falënderoi gjeneral Jasharin për pritjen dhe njëkohësisht u pajtuan për koordinim në të ardhmen dhe thellim të bashkëpunimit edhe në fusha tjera me interes të përbashkët, transmeton KlanKosova.tv.
Lajme Shefi i OKB-së bën thirrje të ndalen sulmet rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia 27 minuta më parë