Pritet të hartohet lista me dëshmitarët e Komisionit Hetimor për MPJD-në NULL NULL 24.06.2024 14:58 24.06.2024 14:58 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me punën e zyrtarëve të MPJD-së. Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot ka diskutuar për përpilimin e listës së dëshmitarëve, si dhe për fillimin e angazhimit të tre ekspertëve. Ekspertët në fjalë janë Shkëlqim Jakupi, Gzim Kolgeci dhe Shpend Shabani. Anëtarët e komisionit në fjalë të gjithë votuan pro që ekspertët të fillojnë punën me hartimin e listës të dëshmitarëve për procesin hetues. Kryetarja e këtij Komisionit, Time Kadrijaj, tha nuk do të lënë gjithçka në dorën e ekspertëve. “Pajtohem nuk do të lihet gjithçka në dorën e ekspertëve, nëse na bëjnë një listë preliminare normal do të diskutohet me deputetët. Asgjë nuk do të kalojë pa miratimin e deputetëve”, ka thënë Kadrijaj. Kurse, deputetja e LVV-së, Albulena Kryeziu, kërkoi që dëshmitar i parë të jetë Behar Isma, ish-sekretar i MPJD-së. Ndërsa, deputetët e tjerë kërkuan që së pari të hartohet një listë me dëshmitarët që duhet të intervistohen. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dita e Dëshmorëve të Prishtinës: Dhurohet gjak, nderohen ata që dhanë jetën (VIDEO) 18/04/2025
Kosova Masakra në Ribarin e Vogël: Burri e dy bijtë iu vranë, vetë mbijetoi plagën (VIDEO) 18/04/2025