Pritet heqja e maskës në ambientet e jashtme në Shqipëri NULL NULL 27.05.2021 10:51 27.05.2021 10:51 Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë detaje rreth lehtësimit të masave antiCOVID. Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme. Nga 1 qershori maskat nuk do të jenë të detyrushem të mbahen në ambientet e jashtme, ndërkohë, ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00. “Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.