0:46, 15 Korrik 2020

Një grua e dyshuar se është e prekur me koronavirus ka lindur sot në Kliniken Gjinekologjike në QKUK, mostrat për testim i janë marrë edhe nënës edhe foshnjës.

Teksa drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismajli për Klan Kosova tregon se tani janë tre lehona pozitive që janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në pritje të rezultateve të foshnjave.

Kujtojmë se IKSHPK ka ndërruar orarin e publikimit të rasteve që nga nesër raporti 24 orësh rreth Covid-19 do të publikohet në ora 15:00.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë