Priten medalje nga Izraeli, gara transmetohet në Artmotion NULL NULL nga Emanuell Syla 17.02.2021 11:59 nga Emanuell Syla 17.02.2021 11:59 Kosova do të marr pjesë në garën e xhudos që zhvillohet në Izrael këtë javë, nga data 18 deri më 20 shkurt, kurse përballjet për medalje për tre ditë do të transmetohen direkt në platformën Artmotion nga ora 16:00. Garojnë Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu. Vendi i parë në Grand Slam, veç medaljes së artë fiton edhe 1000 pikë të reja në renditje, pastaj 700 vendi i dytë dhe 500 pozita e tretë. Marrin pjesë 60 shtete nga gjashtë kontinente, 422 garues (248 në kategorinë e meshkujve dhe 174 tek femrat). Majlinda Kelmendi (-52kg) do të jetë e para që do ta kërkoj një medalje në garën e famshme Tel Aviv Grand Slam. 29 vjeçja në karrierë i ka fituar dhjetë medalje në garat Grand Slam, 7 të arta, dy të argjendta dhe një të bronztë. Ndonëse shumë medalje në këtë nivel, në Izrael akoma nuk ka fituar. Në renditjen botërore, Kelmendi pozicionohet e pesta. Akil Gjakova (-73kg) në karrierë i ka fituar dy medalje në Grand Slam, të artën në Paris 2018-të dhe doli nënkampion të njëjtin vit në Abu Dhabi. Xhudisti nga Peja, aktualisht renditet i dhjeti në botë për kategorinë deri në 73kg, e në rast se del kampion në Izrael, mund të futet në top katërshe. Laura Fazliu (-63kg) aktualisht është në vendin e 58-të në renditjen botërore me 636 pikë. Xhudistja 20 vjeçare ka gjasa të mira për t’u bashkuar me pesëshen e madhe (Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora e Akil Gjakova dhe Loriana Kuka) për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Tokio 2021. Sivjet, deri në Lojërat Olimpike zhvillohen edhe pesë gara Grand Slam, si dhe kampionati botëror për seniorë. Pesë janë të sigurt nga xhudo që do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadë në krye me selektorin Driton Kuka. Gjasa ka edhe Laura Fazliu, për t’u bërë gjashtë. Judo, Tel Aviv Grand Slam 18-20 shkurt 2021 klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.