Prisnin djalë: Befasohet çifti nga Britania - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prisnin djalë: Befasohet çifti nga Britania

NULL NULL
19/05/2015

Një çift nga Britania e Madhe shpenzuan qindra paund për t’u përgatitur për ardhjen në jetë të djalit të tyre, por lindën një vajzë. Steve Forde dhe bashkëshortja e tij, Shelley, pas një ekoje me ultratinguj që konfirmoi se prisnin një djalë, zgjodhën për të emrin Harry, lyen me bojëqielli dhomën e tij, bënë gati të gjitha rrobat, sipas Gazetës Shqip.

Por kur dita e madhe mbërriti, ekoja për të cilën paguan 80 paund, doli se ishte gabuar.

Shelley lindi në dyshemenë e dhomës së ngrënies së shtëpisë së saj në Esher, Surrey, 2 javë përpara kohe.

“Shelley u tregua mjaft e guximshme, dhe për pak moment, ai që mendoja se ishte Harry ndodhej në krahët e mi, ka rrëfyer Steve për një gazetë londineze. – Vetëm kur infermieret mbërritën dhe nisën të merren me procedurat e duhura, e kuptova gabimin tim. Njëra prej tyre e ngriti Harry-n lart dhe tha: kjo është vajzë. Kështu që bebi Harry u bë bebi Lola”, transmeton Klan Kosova. / klankosova.tv