13:00, 22 Gusht 2019
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë vendosur 5 njësi të pemëve për pastrimin e ajrit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli për rëndësinë e këtyre pemëve për shëndetin duke premtuar se numri i tyre do të rritet në kryeqytet.

“Për shkak të kapjes së dioksid karbonit që bëjnë drunjtë, e kemi këtë zgjidhje që është ofruar këtu. Siç po duken në shesh, janë mjaft të bukura, por përveç kësaj që zëvendësojnë drunjtë, mua më vjen mirë që jemi në gjendje ta ndihmojmë kreativitetin e të rinjve tanë. Edhe po duken bukur, por edhe janë të mira për shëndetin tonë”, theksoi Ahmeti.

Dion Deva nga biznesi “Te Pema” tregoi se problemi kryesor ka qenë ndotja.

Ai tha se komunës këto pemë i kanë kushtuar jo më shumë se 3 mijë e 600 euro.

“Projekti ‘Te pema” nisi për shkak të nevojës dhe tash ka filluar edhe po rritet. E kemi parë që problemi kryesor ka qenë ndotja edhe na ka ndihmuar secilit. Pra, kështu lindi ideja, dhe kemi arrit të krijojmë një model. Gjerbim kishte në stinën e verës pothuajse mjaftueshëm në kryeqytet, por problemi qëndron te dimri. Çka në dimër që na nevojitet më së shumti gjelbërimi? E krijuam produktin dhe e përshtatëm në atë formë që me pasur gjelbërim gjatë gjithë vitit”, tha Deva, raporton EO.

Konkurs Pune

Lexo më shumë