Prishtinës i lëndohen dy lojtarë, Uka e përfundon sezonin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinës i lëndohen dy lojtarë, Uka e përfundon sezonin

NULL NULL
04.05.2023 22:19

Prishtina ka njoftuar se futbollisti Kreshnik Uka e ka përfunduar para kohe edicionin, për shkak të një lëndimi në ligamente të pësuar kohë më parë.

Uka do t’i nënshtrohet një operimi, me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm në katër ndeshjet e mbetura të kampionatit.

Prishtina bëri të ditur se edhe Bujar Pllani ka pësuar një lëndim sot, ndaj Ballkanit.

Në lidhje me kohën e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore.

“Sulmuesi Kreshnik Uka e ka përfunduar para kohe edicionin për shkak të një lëndimi në ligamente të pësuar kohë më parë”, thuhet në njoftim.

“Uka që deri pak javë më parë po kalonte në formë shumë të mirë, do t’i nënshtrohet një operimi me ç’rast nuk do të jetë i gatshëm që t’i shërbejë skuadrën në ndeshjet e mbetura”.

“Ndryshe, në takimin e sotëm të xhiros së 32-të ndaj Ballkanit në Suharekë, një dëmtim e ka pësuar edhe mbrojtësi Bujar Pllana. Ai gjatë lojës e ka nxjerr krahun”.

“Koha e rikuperimit të tij do të mësohet pas ekzaminimeve më të hollësishme mjekësore”.

“Me shpresën se do të kthehen sa më parë dhe më të fortë në fushën e gjelbër, FC Prishtina u dëshiron shërim të shpejtë futbollistëve të dëmtuar”.