Prishtinë: Trafiku Urban i kërkon falje udhëtarit (FOTO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Trafiku Urban i kërkon falje udhëtarit (FOTO)

NULL NULL
07/09/2018

Udhëtarit Alban Selimi të enjten iu kërkua të zbriste nga autobusi urban i linjës numër 1, pasi sipas tij, ngasësi dhe konduktori i kishin thënë që biçikleta ishte e ndaluar të bartet në autobusët urbanë, njofton Klan Kosova.

Këtë Selimi e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku sqaroi se pasi ka ndjerë keqardhje për udhëtarë të tjerë, kishte vendosur të “leshonte pe” dhe ta lironte autobusin, si dhe ka kërkuar përgjegjësi nga organet kompetente komunale.

Në pritje të masave, duke u ndjerë tejet i fyer po pres që të ketë reflektim edhe zyrtarisht, duke marre masa ndaj shoferëve dhe konduktorëve që pa fijen e turpit kërkojnë nga qytetarët të dalin jashtë autobusit”, shkroi ai.

Pak minuta pas postimit të tij, ishin nga Trafiku Urban i Prishtinës ata të cilët dolën me një deklaratë lidhur me këtë rast, duke shprehur keqardhje për atë se çfarë kishte ndodhur.

I kërkojmë falje publike udhëtarit dhe nga ky rast e këshillojmë stafin e autobusit se një biçiklete e palosur siç është në fotografi (e ofruar nga vet z. Alban), duhet te konsiderohet si një karrocë apo bagazh i udhëtarit”, thuhet ndër tjerash në këtë reagim të postuar po ashtu në rrjetin social Facebook.