Prishtinë, sot bëhet inaugurimi i veprës “Trëndafili i Bardhë” i Sislej Xhafës (VIDEO) NULL NULL 25.09.2020 07:58 25.09.2020 07:58 Sot në Prishtinë pritet të bëhet inaugurimi i veprës “Trëndafili i Bardhë” , skulpturë kjo e realizuar nga artisti i mirënjohur Sislej Xhafa. Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Blerta Basholli ka treguar se pse kjo vepër është vendosur në rrugën “Andrea Gropa” të kryeqytetit. “Skulptura do të vendoset në rrugën ‘Andrea Gropa’, një vend goxha intim. Në planifikimin e parë, ne kemi dëshirë me vendos veprën në një vend ku shihet”. “Kemi diskutuar se kjo vepër kërkon një vend pak ma intim ku njerëzit mund të afrohen dhe ta përjetojnë atë vepër në një mënyrë më të thellë – kjo ka qenë dëshirë e artistit dhe neve na ka pëlqyer”. Inaugurimi i veprës bëhet sot në ora 12:00. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024