Prishtinë: Shpërthehet mjeti i dyshimtë që u gjet te shkolla e Mjekësisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Shpërthehet mjeti i dyshimtë që u gjet te shkolla e Mjekësisë (VIDEO)

NULL NULL
08/04/2018

Ka përfunduar operacioni i shpërthimit të kontrolluar të mjetit të dyshimtë të gjetur në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Më herët gjatë ditës u raportuar se afër shkollës së mesme të Mjekësisë është gjendur një bombë dore.

Menjëherë në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet për deminim.

Nuk dihet se kush e ka vendosur mjetin shpërthyes ndërsa hetimet po vazhdojnë.

 

 

klankosova.tv