Prishtinë: Rrahen mes vete disa persona, lëndohen dy prej tyre

Prishtinë: Rrahen mes vete disa persona, lëndohen dy prej tyre

NULL NULL
1 week më parë

Dy persona kanë marrë lëndime trupore pas një rrahje që ka ndodhur mes disa personave ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë
Me këtë rast të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

Borovci tha se policia i ka shoqëruar dy persona për në stacionin policor.

“Informata është pranuar për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona”.

“Dy persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po trajtohen rrethanat e ngjarjes”.