Prishtinë: Një grua rrahet nga bashkëshorti dhe nëna e saj NULL NULL 05.02.2023 11:20 05.02.2023 11:20 Një grua në Prishtinë është rrahur nga bashkëshorti dhe nëna e saj. Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit. “Viktima femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023