20:40, 11 Korrik 2020

Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, janë ndezur qirinj për t’i nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Bekim Blakaj nga Qendra për të Drejtën Humanitare në Kosovë në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se është jashtëzakonisht keq që vetëm një numër i vogël i krimeve të luftës janë ndëshkuar.

“Pandemia na ka penguar që t’i realizojmë aktivitet ashtu siç kemi dashur; megjithatë ne jemi duke e realizuar një prej elementeve – bëhet fjalë për ndezjen e qirinjve në nder të viktimave të Srebrenicës që janë vrarë para 25 vjetëve”.

“Këto janë aktivitetet që tash janë duke u zhvilluar. Gjatë ditës kemi pasur edhe një ligjëratë nga një profesor i njohur boshnjak lidhur me këtë temë”.

“Është jashtëzakonisht e keqe që nga të gjitha krimet e kryera gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, vetëm një numër i vogël i tyre janë ndëshkuar”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë